Si deputetja më e vjetër në Kuvend, Luljeta Bozo hapi sot seancën plenare në Parlament.
“Ndihem e emocionuar pasi kurrë më parë kjo sallë e nderuar s’ka pasur kaq shumë vajza e gra në radhët e saj.
Jam jo vetëm krenare për këto arritje, por kam bindjen e thellë se kjo legjilsaturë do të mbahet mend gjatë për thyerjen e barrierave e stereotipieve gjinore, forcimin e rolit të gruas”, u shpreh Bozo. /Labirinth