Në një intervistë për “News 24”, Ermal Meta tregoi se do këndojë në “Air Albania” më 17 shtator.
Po ashtu tha se ka edhe një surprizë për publikun shqiptar.
“Zakonisht unë këndoj italisht, kam mësuar të shkruaj këngë. Do të mundohem për një surprizë të vogël në shqip për publikun shqiptar. Do të këndoj edhe këngë që kam kënduar ndër vite. Para pak muajsh ka dalë disku 4”, u shpreh ai. /Labirinth