Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se vaksinimi do vijojë në çdo universitet, fakultet apo konvikte brenda apo jashtë Tiranës.
“Kemi vendosur që me të filluar shkolla do të spostohemi në universitete. Do të mundemi të jemi në universitete e fakultete për të bërë vaksinën aty për studentë e pedagogët që nuk kanë bërë vaksinën”, u shpreh ministrja. /Labirinth