“Dua të studioj kinema. Ëndrra ime është të bëhem aktor. Aspirata ime është të bëhem si Will Smith, të cilin e kam ndjekur që kur isha fëmijë”, kështu u shpreh Khaby Lame në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia.
21 vjeçari me origjinë nga Senegali, është tiktokeri më i ndjekur në Evropë dhe i dyti në botë që arrin 100 milionë ndjekës.
U rrit me familjen e tij pranë Chivasso, në provincën e Torinos, ku ai është ende banor, ai u bë i famshëm për ironinë e treguar në videot e tij në rrjetet sociale. /Labirinth