Pre. Nën 8th, 2024

Angelina Jolie shkruan një libër: Divorci im nga Brad Pitt është çështje e të drejtave të njeriut

“Ka shumë gjëra për të cilat nuk mund të flas”, kështu u shpreh Angelina Jolie për gazetën britanike “Guardian”.

Edhe pse u shpreh kështu ajo foli për divorcin e saj nga Brad Pitt, të cilin e akuzoi për dhu.në në familje.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt, prindër të gjashtë fëmijëve, ishin një nga çiftet më të famshëm në Hollywood.

Ata njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2016.

Jolie tani ka shkruar një libër i cili titullohet “Njihni të drejtat tuaja” së bashku me avokatin e të drejtave të njeriut Geraldine Van Bueren.

Libri është një udhëzues për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë për të drejtat e tyre dhe t’i kërkojnë ato.

“Ajo që di është se kur një fëmijë dëmtohet, fizikisht, emocionalisht, ose duke parë një person të dashur të lëndohet, mund ta dëmtojë atë. Një nga arsyet pse fëmijët duhet t’i kenë këto të drejta është sepse pa to ata janë të cenueshëm dhe rrezikojnë të jetojnë në mënyrë të pasigurt”, u shpreh ajo. / Përshtatur nga Corriere Della Sera Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *