Pre. Nën 8th, 2024

Roberto Benigni dhe Nicoletta Braschi janë ndarë vetëm njëherë

Roberto Benigni dhe Nicoletta Braschi u takuan në Romë në fillim të viteve 80 dhe u martuan fshehurazi në 1991, pas 8 vitesh fejesë, në një kishë të rrethuar në Cesena, vetëm me anëtarët e ngushtë të familjes.

Që atëherë Roberto dhe Nicoletta kanë qenë të pandashëm. Si në jetë, ashtu edhe në xhirim (së bashku ata xhiruan filma të paharrueshëm si Johnny Stecchino, Monster, Pinocchio, Jeta është e bukur).

Vetëm një herë ajo nuk e ndoqi atë: “Ishte për shkak të gripit. Ne ishim të ftuar nga Papa Gjon Pali II në shfaqjen e “Jeta është e bukur në Vatikan”, tha ai.

“Ne ishim në Los Angeles dhe ajo qëndroi atje, mjeku i tha se ishte aq e sëmurë sa nuk mund të kthehej, edhe nëse Papa e kishte kërkuar atë.”, vijoi më tej. / Përshtatur nga Corriere Della Sera për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *