Mër. Tet 23rd, 2024

Grabitet Katedralja “Ringjallja e Krishtit”, policia: Ja çfarë dyshojmë

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë është grabitur mbrëmjen e djeshme.

“Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës”, njofton policia.

Sipas bluve, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.

Ndërkohë, policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *