Burimi: Komiteti Teknik i Ekspertëve
Që prej ditës së sotme ndryshon ora policore nga 00:00-06:00 do të bëhet në 23:00-6:00.
Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë këto kushte.
- Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
- Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
- Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Nga ana tjetë është i detyruar vaksinimi për grupet më të riskuara duke filluar nga stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët.
Ata duhet që deri në datën 30 shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentët pranë zyrave të përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë dhe kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.
Nëse nuk vaksinohen, pas kësaj date do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë.
Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës.
Një tjetër masë ka të bëjë me aeroportet, ku do të futen vetëm pasagjerët që udhëtojnë të mos shoqërohen nga familjarë. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë mbajtjen e maskës.
Po ashtu maskat duhet të vazhdojnë të përdoren në ambientet e mbyllura si; në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende, ku nuk sigurohet distancimi fizik.
Kujdes! Komiteti i Ekspertëve njofton:
Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë.
Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar. /Labirinth