Die. Nën 24th, 2024

Joker, vir.usi i frik.shëm i Android që mund t’ju zbrazë llogarinë bankare

Ashtu si në filmat me Batman, kthimi i Joker gjithmonë hap një fillesë të re të komplotit.

Vetëm se në këtë rast ne po flasim për “malware”, lloj vir.usi që mund të ndikojnë në jetën reale të përdoruesve.

I njohur prej katër vitesh tashmë, Joker in.fekton në mënyrë të përsëritur disa aplikacione Android duke vjedhur kreditin e telefonit.

Në fakt, një nga specialitetet e tij është regjistrimi pa dijeninë e përdoruesit për shërbimet e paguara edhe përmes llogarive rrjedhëse bankare me të cilat paguhen planet e tarifave.

Aspekti më shqetësues është se “malware” fshihet brenda aplikacioneve që janë vendosur në Google Play.

Me kalimin e viteve ka pasur mbi 1,700 aplikacione që “Google” i është dashur t’i heqë nga Play Store.

Duhet të keni kujdes nga: Auxiliary Message, Element Scanner, Fast Magic SMS, Free CamScanner, Go Messages, Super Message, Super SMS, Travel Wallpapers. /Përshtatur nga Corriere Della Sera për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *