Ish-presidenti, Bujar Nishani ka bërë një status kritik ndaj Partisë Demokratike.
Ai shkruan në rrjetet sociale se PD-ja po kthehet kokëuluar dhe e rrënuar në Parlamentin e turpit.
“Pas rikthimit të grupit parlamentar të PD, dy vite pas, në të njëjtin Parlament turpi, dominuar nga produkti i krimit elektoral dhe krimi i rrugës, ka dalë në dritën e diellit qëllimi dhe misioni i vërtetë i L. Bashës me atë kurth ku e futi Partinë Demokratike, dy vite më parë”, shkruan ai përveç së tjerash
Për Nishanin kjo është një dhuratë për Edi Ramën.
“Kjo dhuratë për Edi Ramën do t’i kushtojë politikisht PD dhe të djathtës politike në Shqipëri në 50 vitet e ardhshme (nqs nuk do të mundësohet një uragan politik popullor).”, shprehet Nishani. /Labirinth