Jennifer Lopez është parë sërish në Itali me të dashurin e saj Ben Affleck, por këtë herë në Venecia.
Jlo publikoi disa foto në Instagram, ku tregoi se ishte e veshur me Dolce & Gabbana.
Këngëtarja vezullonte nga lulet dhe gurët shumëngjyrësh në veshjen e saj.
Më herët, Jlo së bashku me të dashurin e saj u panë në Capri, ku kaluan disa ditë pushimi. /Labirinth