Sht. Nën 23rd, 2024

Manastirliu paralajmëron: Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Disa kategori do jenë me detyrim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar situatën e Covid-19 në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve.

Ajo u shpreh se shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin, duke theksuar se për disa kategori, vaksinimi do të jetë i detyruar.

“Shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do të nisim shumë shpejt zbatimin e planit për kalimin në një tjetër fazë të fushatës së vaksinimit, ku detyrimi i disa kategorive për t’u vaksinuar do të bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve për të mos u infektuar. Të gjitha vendet po lëvizin në këtë drejtim dhe ne do ta bëjmë pa humbur kohë në ditët në vijim. Nga ana tjetër plani i masave për përballimin e vjeshtë dimrit është gati po ashtu. Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni!”, tha Manastirliu. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *