Gazetarja e njohur, Mirela Milori ka rrëfyer në një intervistë për Blerina Bombaj se pse është kthyer në Shqipëri.
“Ishte një ofertë e hapur, nuk është se unë erdha dhe mbeta pa punë, kërkova punë dhe… në këtë moment e mendova kështu ta vendos ekuilibrin e jetës sime. Kisha disa vjet që jetoja vetëm me djalin tim sepse u ndava nga babai i djalit tim. T’i themi vetë në vetë të parë që të mos fillojnë këto turbulencat. Dhe kaq. U ktheva dhe vazhdoj me shumë normalitet të jetoj këtu, sepse kam një punë të mirë. Unë e di shumë mirë realitetin shqiptar”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se Milori aktualisht punon në Abc News, ndërsa më herët ka punuar te Zëri i Amerikës. /Labirinth