Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një inspektimi në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2., se vaksinimi do të jetë i detyrueshëm si për studentët ashtu edhe për pedagogët.
“Mund të vijë momenti, duke pasur parasysh me atë që po ndodh nëpër botë, që vaksinimi do të jetë i detyrueshëm dhe duhet t’ia komunikojmë intensivisht me qëllim që kur të vijë momenti të mos thonë pse s’na thanë.
Për të gjithë ata që janë pjesë të aktivitetit për të qenë bashkë me të tjerë. Nëse për veten e tyre mund të thonë s’ia dimë të tjerët.
Vaksina nuk të heq rrezikun e infektimit, por të bën që kur të infektohesh ta kalosh më lehtë. Askush s’ia ka borxh askujt për të shkuar në spital se të tjerët thonë s’dua”, tha Rama. /Labirinth