Sinoptikania Lajda Porja ka thënë se do të kemi një vjeshtë të vonuar.
“Do të kemi vjeshtë të vonuar. Të paktën deri më 10 shtator do të ketë temperature të favorshme, 33-34 gradë Celsius. Do të ketë dhe vlera mbi 35 gradë. Një verë të zhvendosur. Shumë pak reshje, ditë sporadike dhe shumë pak mund të preket zona e bregdetit. Do të jenë temperature shumë të favorshme deri më 10 shtator për të bërë plazh. Shtatori do të ketë shumë temperature të favorshme për të bërë plazh”, u shpreh ajo për News 24. /Labirinth