Personi i cili ra nga avioni në Afganistan dhe humbi jetën ishte një futbollist afgan.
“Mësuam me keqardhje të madhe që Zakia Anwari, një nga lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit të të rinjve, vdiq në një aksident tragjik. I ndjeri Anwari, mes qindra të rinjve që donin të largoheshin nga vendi, u rrëzua nga një aeroplan ushtarak amerikan dhe vdiq”, shkruan drejtoria e Përgjithshme e Sportit.
Kujtojmë se që prej së dielës Afganistanin e kanë marrë në dorë talebanët dhe shumë njerëz kërkojnë të largohen nga vendi. /Labirinth