Ish-zv.ministri i Integrimit, Albert Gajo është arre.stuar pasi aku.zohet për zjarrvënie në Leskovik.
Gajo akuzohet për “shkatërrimi i pronës me zjarr”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arre.stimin në flagrancë të shtetasit A. G., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Sarandapor”, në Leskovik, Kolonjë, me veprimet e tij ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi”, thuhet në njoftimin e policisë. /Labirinth