Bes Kallaku ka treguar të gjithë historinë se si lindi ideja për t’ia vënë emrin vajzës Ajka.
E mesa duket frymëzimi i ka ardhur nga Bubqi.
“Unë nga Bubqi jam. Mezi prisja qe Ija të ziente qumështin dhe të merrja ajkën për të lyer bukën. Para se të merrnin vesh gjininë e fëmijës, unë isha i bindur që ishte djalë. Madje kisha gjetur edhe dy emra: Amen dhe Oat. Një natë, pas muajit të tretë të shtatzënisë, Xhensila zgjohet nga ora 3-4 e mëngjesit, e më thotë: “E kemi vajzë, do t’ia vëmë emrin Ajka”. Më kërkoi ta mbaja shënim, por unë vijoja me idenë e djalit. Kur shkojmë te doktori ai na konfirmon që prisnim vajzë, por tashmë unë e kisha harruar emrin. Një ditë shkojmë në një restorant në Fresk, ku unë porosis qumësht me ajkë. Aty kujtohemi për emrin dhe vendosim që ta quajmë Ajka”, u shpreh Besi në UET. /Labirinth