Die. Nën 10th, 2024

Antalia “lufton” me flakët, 4 persona humbin jetën në Turqi

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e përhapjes së një zjarri në Antalia të Turqisë.

Presidenti Erdogan tha se më shumë se 70 zjarre u përhapën, ndërsa 14 prej tyre janë ende aktive.

Ndërkohë, avionë nga Rusia dhe Ukraina ndihmuan në “luftimin” e flakëve dhe një tjetër nga Azerbajxhani po i bashkohet atyre.

Fshatrat dhe disa hotele janë evakuuar në zonat turistike. Ndërsa pamjet televizive kanë treguar njerëzit që largohen nëpër fusha ndërsa zjarret “përpijnë” shtëpitë e tyre.

Ministri i Pyjeve, Bekir Pakdemirli tha se flakët ishin ende të pranishme në Antalia dhe Mugla. /Përshtatur nga Reuters për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *