Një cunam u parashikua të ndodhte mërkurën në mbrëmje në Hawaii pas një tërmeti të madh në gadishullin Alaska.
Sipas Honolulu Star Advertiser, Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor renditi magnitudën 8.1.
“Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse ka një kërcënim për cunami në Hawaii”, u shpreh qendra.
Por Shërbimi Gjeologjik Amerikan tha se tërmeti ishte me magnitudë 8.2 dhe goditi 56 milje (91 kilometra) në lindje të juglindjes së Perryville në Alaska, rreth orës 20:15.
Tërmeti ishte rreth 29 milje nën sipërfaqen e oqeanit, sipas USGS. /Përshtatur nga Abc News për Labirinth