Skënder Brataj foli për herë të parë për mutacionin Delta dhe tre variantet që ky mutacion mbart.
“Ky variant do të mbizotërojë me të gjitha mutacionet, Delta ka edhe 3 variante. Për fat të mirë, ky variant nuk po tregon një agresivitet më të lartë, përkundrazi po tregon se ata që kanë kryer vaksinën nuk po përfundojnë në spital. Periudha e inkubacionit është 2-3 ditë më e vogël se varianti i mëparshëm”, tha Brataj për “Dita Jonë”. /Labirinth