Mër. Nën 6th, 2024

Majlinda Klemendi largohet përgjithmonë nga sporti!

Pas humbjes në Lojërat Olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi ka dhënë dorëheqjen nga sporti.

“Unë ndoshta këtë vit kam qenë në dyshime a të largohem apo të vazhdoj, për shkak të lëndimeve. Por në momentin e fundit kam vendosur për hatër të Tonit të vazhdoj, të garoj në Lojëra Olimpike. Fatkeqësisht nuk shkoi si duhet, nuk është se nuk isha në formë, por nuk ishte dita ime. Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot, tani është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit për të nxjerrë talente tjera nga Kosova”, u shpreh ajo. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *