Burimi: News 24
Policia e Elbasanit ka shoqëruar djalin e vogël të Azem Hajdarit, pasi është kapur me dr.o.gë në makinë.
Sipas policisë, mjeti tip “Audi” drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.
“Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia e Elbasanit.
Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë nar.koti.ke e dyshuar can.na.bis sat.iva.
Djali i Azem Hajdarit mban emrin e të atit dhe është vëllai i deputetes Rudina Hajdari. /Labirinth