Pre. Nën 29th, 2024

Prej dekadash s’ishte parë zjarr i tillë në Qipro. Humbin jetën 4 persona

Një zjarr i madh i ka marrë jetën 4 personave në Qipro. Zjarri ishte aq i madh saqë njerëzit u evakuan.

Zjarri filloi të shtunën pasdite dhe ka përfshirë nëpër rrethe në ultësirën jugore të maleve Troodos ndërsa vendi po lufton me një valë të nxehti.

Ky ishte zjarri më i madh që prej 1974, ndërsa ekipe zjarrfikëse nga ajri mbërritën jo vetëm nga Greqia, por edhe Izraeli dhe vende të tjera.

AFP njofton se dyshohet që shkaktar për zjarrin të ketë qenë një 67-vjeçar.

“Ai u pa nga një dëshmitar okular duke lënë fshatin Arakapas me makinën e tij në të njëjtën kohë kur zjarri filloi”, tha policia

Ndërkohë theksohet se Qipro ka përjetuar valë të zgjatura të nxehtësisë dhe periudha thatësire në vitet e fundit.

Në ditët e fundit, temperatura ka arritur 40 gradë Celsius. /Përshtatur nga AFP për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *