Një punë 4 ditore sjell sukses të jashtëzakonshëm. Kështu thotë një studim në Islandë.
Më shumë se 1 përqind e popullsisë punëtore të Islandës morën pjesë në programin pilot i cili shkurtoi javën e punës në 35-36 orë pa asnjë ulje në pagë.
Analiza e përbashkët nga grupet e studimit në Islandë dhe Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se provat, të cilat filluan nga 2015 në 2019 dhe përfshinë më shumë se 2,500 njerëz, rritën produktivitetin dhe mirëqenien dhe tashmë po çojnë në ndryshime të përhershme.
Tashmë sindikatat kanë filluar negociatat për reduktimin e orëve të punës. /Përshtatur nga The Independet për Labirinth