Pre. Nën 22nd, 2024

Shpërthimi në Velipojë, mjekja: Nëna dhe 3 fëmijët kanë djegie në 90% të trupit

Burimi: News 24

Mjekja e cila ka arritur bashkë me urgjencën në vendgjarje konfirmon se të lënduarit nga zjarri në hotelin në Velipojë janë djegur 85-90% të trupit të tyre.

“Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te hoteli që kanë në Velipojë. Janë djegur nga bombola e gazit. Mbërritëm menjëherë policia, zjarrfikësi dhe ambulanca dhe i transportuam. Dy janë në Spitalin e Shkodrës, për dy të miturit pritet helikopteri, se janë në gjendje më të rëndë”, është shprehur mjekja.

Nga shpërthimi i bombolës mbetën të plagosur 4 pjestarë të një familje, pronarë të hotelit. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *