(Foto ilustruese)
Burimi: BW
Një bombol shpër.theu sot në një hotel në Velipojë dhe si pasojë mbetën të plagosur 4 pjestarë të një familje.
Mësohet se zjarri ka rënë në hotelin e familjes Gjoka, në Velipojë, ku të dëmtuara janë A. Gjoka, 40 vjeçe, dhe tre fëmijët e saj, D. Gjoka, 18 vjeçe, K. Gjoka, 15 vjeçe, dhe i mituri E. Gjoka, 11 vjeç.
Të dëmtuarit janë dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Tiranës. Zjarri në hotelin e familjes Gjoka ka rënë rreth orës 07:05 të mëngjesit. /Labirinth