Sinoptikania Lajda Porja tha sot për “News 24” se deri në 7 korrik moti do të jetë i freskët.
Sipas saj temperaturat do të rriten në 9 korrik dhe shifra më e lartë do të jete 38 gradë Celsius.
Ndërsa i nxehti afrikan mund të rikthehet në muajin gusht.
“Temperaturat e larta afro 41.6% qe u shënua në qarkun e Beratit kanë qenë më të larta në këtë verë. Moti parashikohet që deri në 7 të kemi temperatura të freskëta. Ndërsa në datën 9 do të ketë rritje temperaturash. Muaji korrik do të ketë temperatura të muajit të vetë, deri në 38 gradë. Nuk parashikohet që të kemi në korrik këto shifra, por nuk përjashtohet mundësia që këto valë të rikthehen në gusht. Deri në datën 10 moti do të jetë i kthjellët në zonat bregdetare.”, tha Porja. /Labirinth