Një qen gjahu që punonte në një zyrë sherifi në Tennessee të Shteteve të Bashkuara ndihmoi në gjurmimin e një vajze 6-vjeçare.
Sipas “Fox News” dyshohej që babai i vajzës e kishte rrëmbyer atë që në muajin maj.
“Qeni nuhati gjurmët e Kinzleigh Reeder dhe babait të saj, Nicholas Reeder në një ndërtesë të izoluar në DeKalb County”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Rutherford.
Reeder u mor në paraburgim ndërsa vajza e tij u la e lirë, por në kujdestari të Departamentit të Shërbimeve të Fëmijëve në Tennessee.
Babai u akuzua për abuzim dhe neglizhencë ndaj fëmijës së tij. /Përshtatur nga Fox News për Labirinth