Pre. Dhj 13th, 2024

Budina akuzon Sorecën: Një diversant që ka sabotuar çështjen e Teatrit tek Kushtetuesja

Regjisori Edmond Budina tha sot, i ftuar tek Nisida Tufa në “News 24”, se dyshon që ambsadori i BE, Luigi Soreca ka ndikuar tek Gjykata Kushtetuese në disfavor të tyre për çështjen e Teatrit

“Zoti Soreca për mendimin tim në çështjen e Teatrit Kombëtar është një diversant që ka sabotuar çështjen e Teatrit Kombëtar dhe këtë e them me bindje të plotë. Ne kemi bërë disa takime me të dhe ai nuk ka reaguar fare, shkon në gjykatën kushtetuese fshehurazi, ditën që do gjykohej cështja e Teatrit Kombëtar. Pse nuk e bëri publike siç i ka bërë të gjitha të tjerat? Pse nuk u shpreh z.Soreca edhe pas takimit, dhe pasi e zbuluam ne. Të thoshte: I kërkoj Gjykatës Kushtetuese të jetë e paanshme. Këtë duhet të bënte z.Soreca dhe jo të na akuzonte për shpifje, le të na akuzojë, ka për ta parë që te ato shpifje do të dalin të vërteta fjalët tona.”, u shpreh Budina. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *