Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e sheh pozitiv vendimin Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e punimeve të Teatrit.
“Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Veliaj.
Mirëpo sipas Kushtetueses:
Ligji për “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar” është i papajtueshëm me Kushtetutën.
Ligji është i papajtueshëm dhe me marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe cenon parimin e shtetit të së drejtës.
“Tani te ecim perpara e te ndertojme shtepine me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbem kohe me histeri, si me cdo projekt te madh!”, vijon Veliaj në postimin e tij. /Labirinth
Tani te ecim perpara e te ndertojme shtepine me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbem kohe me histeri, si me cdo projekt te madh!
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) July 2, 2021
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar https://t.co/ChSc3uqSft