486 persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta në Kanada.
Sipas mediave të huaja, në disa vende temperaturat kanë shënuar deri në 49.6 gradë Celsius.
Kjo është e pazakontë, për një vend që në pjesën më të madhe të vitit mbulohet nga akulli e dëbora.
Autoritetet shëndetësore thonë se më shumë se çereku i viktimave janë shënuar në qytetin Vankuver. /Labirinth