RETRO është një projekt nga mjeshtrat, restauruesit dhe koleksionuesit automjeteve të vjetra.
Këto automjete paraqesin një interes të madh historik, e duke qënë kështu destinacioni i radhës ishte Pogradeci.
Postimi i Retro.al:
RETRO është aty ku kultura lulëzon, këtë fundjavë në Pogradec!
Do të jemi në shëtitore gjatë ditës me mjetet me vlera historike dhe këndin festiv Retro!
Mund të porosisni pranë Punishtes lëvizëse të Targave Suvenir e ndërsa targa juaj e personalizuar përgatitet, të shijoni atmosferën!!!
Të dielën mos harroni Paradën drejt Drilonit! /Labirinth