Delia Fiallo, autorja dhe skenaristja e telenovelave është ndarë nga jeta në moshën 96 vjeçare.
Ajo njihet si “Nëna e telenovelave”, jo vetëm nga kolegët, por edhe nga fansat e saj.
Vajza e saj, Delia Betancourt, konfirmoi për “NPR” se Fiallo ndërroi jetë të martën në shtëpinë e saj në Miami.
Më e njohura nga telenovelat që ajo ka luajtur është “Kasandara”. /Labirinth