Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku vëllai ka që.llu.ar motrën me çifte.
Mësohet se është pla.gos.ur me armë gjahu 66-vjeçarja Bukuroshe Hoxha nga vëllai i saj Seit Danaj.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Labirinth