Pre. Nën 22nd, 2024

Do lejohet apo jo muzikë pas orës 22:00? Ja reagimi i Rakacollit

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se nuk do të ketë ndryshim të orarit ku lejohet muzika për momentin.

“Ne jemi në alert për Deltan dhe nuk mund të mendojmë për një shtim të orarit të muzikës për momentin. Nëse situata do të jetë e qëndrueshme çdo gjë mund të rivlerësohet. Masat ne nuk i kemi marrë kot”, tha ajo për Report Tv.

Aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë rast me të infektuar me variantin delta të virusit, sipas autoriteteve përkatëse.

Muzika lejohet deri në orën 22:00 të mbrëmjes. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *