Sot Ministria e Shëndetësisë në Kosovë konfirmoi dy rastet e para të varinatit Delta të Covid-19 ose i njohur ndryshe si virusi indian.
Megjithatë dy rastet e konfirmuara tashmë janë të shëruar, ndërkohë që në Shqipëri sipas burimeve zyrtare ky variant i koronavirusit, nuk ka infektuar asnjë person.
“Nëse e ke komshi, prite në shtëpi”, tha Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në Report Tv.
Fico paralajmëroi se masat mund të ndryshojnë në rast se ky virus konfirmohet. /Labirinth