Hën. Dhj 2nd, 2024

Zbulohet data se kur do hapet Bypass-i i Vlorës

Bypass-i i Vlorës me shumë mundësi do të hapet në 15 korrik. Lajmin e bën me dije ministrja e e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila thotë se po punohet me ritme të shpejta, për ta bërë të mundur këtë.

“Jemi angazhuar për të kapur datën 15. Ajo që është shumë e rëndësishme është që ne kemi kërkuar bashkëpunimin e policisë rrugore, që zakonisht nuk na e kanë kursyer mbështetjen, pasi kjo është një rrugë e re, është rrugë shpejtësie dhe detyrimisht për shkak se është një rrugë provizore, do të na duhet që Policia Rrugore të na japë një suport përsa i përket kësaj lëvizje dhe për të pasur kushte më të larta të sigurisë rrugore. Unë shpresoj që problematika teknike të mos kemi, të cilat na nxjerrin jashtë programi”, tha Balluku.

Krahas punës për përfundimin e veprave të artit, po punohet njëkohësisht edhe me asfaltimin si dhe vendosjen e sinjalistikës. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *