Die. Nën 10th, 2024

Ministri i Brendshëm: Nuk ndjej përgjegjësi për aksid.entin, ku humbën jetën 4 persona

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha sot në një konferencë për mediat se nuk ndjen përgjegjësi morale për aksidentin në aksin Levan-Vlorë ku humbën jetën 4 persona të një familje.

“Në lidhje me përgjegjësinë morale, e para si njeri do doja të mos kishte asnjë vrasje, të mos kishte asnjë aksident, të ishte një situatë idilike. Këtë e dëshiroj, por sigurisht do ishte utopi, nuk ka ndodhur as në komunizëm, ku kishim çdo gjë nën kontroll, nuk kishte as mjete. Nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme, meqë ndodh pavarësisht nga ne. kështu që nuk ndiej ndonjë përgjegjësi morale, madje do doja që në fund të mandatit tim t’i ruaja këto statistika dhe këtë trend. Do ndihesha shumë mirë që si ministër i brendshëm në fund të mandatit tim ta ulja këtë trend. Por jo gjithmonë varen nga ministri këto gjëra”, deklaroi Çuçi. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *