Sot pasdite i ftuar në “News 24”, tek Nisida Tufa, ministri Blendi Klosi u pyet nga kjo e fundit nëse do ta mbajë sërish mandatin e ministrit të Turizmit apo jo. Me përgjigje e tij Klosi la të kuptohej që do të vazhdojë të jetë në krye të kësaj ministrie.
“Ka nevojë këtu të kesh edhe një farë eksperience. Unë fatmirësisht e kam këtë eksperiencë modeste për të thënë që ne jemi në këtë detyrë të zgjedhur nga forumet. Je në politikë për sa kohë merr votat e forumeve, votat e qytetarëve. Janë forumet ato që të vendosin të shkosh përpara, të kesh një funksion administrativ apo një funksion politik, ndaj nuk është gjë që ka të bëjë me dëshirën e individit kjo punë. Kjo është diçka që ka të bëjë me performancën e ekipit me atë çfarë thashë që mandati I tretë duhet të jetë një mandat shumë i fortë përsa i përket punëve të realizuara, por ka edhe diçka tjetër, që në detyrën tonë është një maratonë e gjatë për të gjithë ata që në këtë ekip vlejnë edhe duan të bëjnë punë të mira“, u shpreh Klosi.
Por nga ana tjetër Alketa Vejsiut i është drejtuar në “Instagram” pyetja se “nëse një ditë do të ofronin të bëheshe ministër, cilën ministri do të preferoje të drejtoje?”.
“Ministrinë e Turizmit patjetër. Do ta kisha bërë Shqipërinë një vend model”, është shprehur Alketa teksa qesh, duke treguar se sa shumë i do udhëtimet.
Po sikur të ishte Alketa në vend të Klosit, a do ishte vërtet Shqipëria, të paktën nga ana e turizmit një vend model? /Labirinth