Ermal Meta ka zgjedhur që koncertin e tij të parë pas pandemisë ta japë në Shqipëri, në datën 26 korrik në “Air Albania”.
“Koncerti është në datën 26 Korrik. Është koncerti i parë që do bëj për këtë vit, por edhe pas pandemisë. Do e bëj në stadiumin e Tiranës me ndihmën tuaj dhe me falënderime nga ana ime”, u shpreh Ermal Meta.
Mirëpo ka edhe një tjetër lajm të mirë, pasi biletat do të jenë falas, por duhet t’i rezervoni.
“Do hapim një faqe ku njerëzit mund të rezervojnë biletën fizikisht, por vetëm për të rezervuar vendin, pasi na duhet të respektojmë rregullat anticovid. Koncerti do të jetë falas, falë bashkëpunimit edhe me Ambasadën e Italisë në Tiranë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj. /Labirinth