Mar. Dhj 3rd, 2024

Shkencëtarët zbulojnë mijëra sisteme diellore nga ku alienët mund të shikojnë tokën!

Shkencëtarët kanë identifikuar mijëra sisteme të tjera planetare, nga ku alienët janë në gjendje të shohin Tokën.

Sistemet e yjeve përreth janë relativisht të afërta, në aspektin kozmik dhe janë të pozicionuara në mënyrë të tillë që ata të jenë në gjendje të shikojnë planetin tonë ndërsa kalon para Diellit.

“Nga këndvështrimi i ekzoplanetëve, ne jemi alienët”, tha Lisa Kaltenegger, profesore e astronomisë dhe drejtoreshë e Institutit Carl Sagan të Cornell, në Kolegjin e Arteve dhe Shkencave.

Në hulumtimin e ri, shkencëtarët identifikuan gjithsej 2,034 sisteme yjore. Prej tyre, 1,715 mund të kishin pikasur Tokën që kur filloi civilizimi njerëzor. Pjesa tjetër do të jetë në gjendje të na shohë në 5,000 vitet e ardhshme.

Shkencëtarët më parë janë përpjekur të zbulojnë se cilët yje mund të jenë në gjendje të shohin Tokën ndërsa kalon para Diellit, por hulumtimi i ri është i pari që tregon se si kjo mund të ketë ndryshuar me kalimin e kohës.

Studimi i ri, “Yjet e kaluar, të tanishëm dhe të ardhshëm që mund ta shohin Tokën si një ekzoplanet tranzitor”, është botuar në Nature. /Përshtatur nga Independent për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *