“ABC News” ka publikuar një foto interesante, ku shihet një fëmijë i cili mban në dorë flamurin e Kinës.
“Një fëmijë mban një flamur kinez pranë muzeut të Kongresit të Parë Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze gjatë një turneu mediatik të organizuar nga qeveria lokale në Shangai”, shkruan ABC News.
Jo rastësisht është shkrepur kjo foto që përkon me 100 vjetorin e themelimit të Kongresit të Parë të Partisë Komunsite.
Mirëpo, me të parë foton komentet nga ndjekësit kanë vërshuar si lumë, dhe jo të gjithë janë shprehur pozitivish.
Dikush madje e quajti propagandë! /Labirinth