Sht. Dhj 7th, 2024

Foto prekëse/ Gruaja publikon foton e bashkëshortit që fle në dyshemenë e spitalit: Dua ta shohë gjithë bota!

Fotografia e një burri duke fjetur në spital ka shkaktuar një debat për barazinë mes prindërve, burra dhe gra. Ka qenë gruaja e tij, Sara Duncan, ajo e cila ka publikuar foton në rrjetet sociale.

E postova këtë foto nga thellësia e shpirtit për burrin tim, sepse unë e di që nuk i kam dhënë asnjëherë mirënjohjen time për faktin që është një burrë dhe baba fenomenal. Mund t’ia thoja atij, por nuk mjafton. Unë doja vërtet t’u thoja njerëzve që “nuk ka për të qenë çdo gjë perfekte, por gjithmonë do t’ia vlejë“, tha Sara Duncan për “Good Morning America”.

Sara Duncan është nënë e dy fëmijëve dhe mësuese nga Fredericktown. Ajo postoi foton në “Facebook”, pasi së bashku me burrin e saj, Joe Duncan, çuan fëmijën e tyre të vogël në urgjencë.

Joe Duncan punon si teknik ndërtimi dhe sapo kishte mbaruar turnin e tij prej 12 orësh atë natë. /Përshtatur nga GMA për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *