Die. Dhj 15th, 2024

Fjalët e Britney Spears në gjyqin kundër të atit do t’ju përlotin!

Këngëtarja Britney Spears doli dje në gjyq për të hequr kujdestarinë e babait ndaj saj.

E me siguri që fjalët e Britney prekën zemrën e kujtdo që e dëgjoi apo mori vesh lajmin.

Pasi e kam gënjyer gjithë botën dhe i kam thënë jam ‘Ok’, ‘Jam e lumtur’… nuk kam qenë e lumtur. Jam shumë e mërzitur dhe as nuk mund të fle. Jam e depresionuar. Kam një DIU në trupin tim që nuk më lejon të bëj fëmijë. Të qenit nën kujdestari nuk ma lejon të shkoj tek doktori që ta heq. Unë dua të martohem dhe të lind fëmijë. Meritoj të kem një jetë. Kam punuar gjithë jetën time. Dua të kem të drejtat e mia si çdo njeri që mund të martohet dhe të sjellë në jetë fëmijë.
Dua të ndryshoj jetën time. Dua mbrapsht jetën time. Janë 13 vite dhe kaq mjafton. Boll më. Dua të dëgjohem
”, tha Britney.

Ajo tha se do që t’i rikthehet jeta e saj dhe ne duam që e bukura Britney të kthehet prapë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *