Pre. Nën 29th, 2024

Habit Selami Jenisheri: Ndihmat e OKB t’i jepen qytetarëve që të blejnë kondicionerë

Deputeti Selami Jenisheri ka thënë sot se që shqiptarët të përballojnë vapën e madhe të verës qeveria duhet që ndihmat e OKB që janë vënë në dispozicion të Shqipërisë të shfrytëzohen për t’i blerë kondicioner popullit.

“E vetmja mënyrë për të përballuar këtë temperaturë të lartë është të kemi një qeveri të përgjegjshme, e cila ndihmat humanitare që janë vënë në dispozicion të shqiptarëve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara prej më shumë se 140 milionë euro, t’ia japi popullit që kenë kondicionerë dhe ta kalojnë këtë të nxehtë më kollaj”, thotë Jenisheri.

Ky i fundit është lakuar shpesh në media kohët e fundit dhe për hir të së vërtetës jo aq për mirë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *