ABC News ka publikuar një foto shumë interesante nga plazhi i Dhërmiut. Mesa duket medias amerikane i kanë tërhequr vëmendjen, jo vetëm çadrat shumëngjyrëshe të kombinuara aq bukur, por edhe uji i kristaltë i jugut.
Në foto shihet gjithashtu edhe një person i cili ecën dhe lë pas gjurmët e tij.
“Kjo pamje nga lart tregon një person i cili është duke ecur pranë çadrave, buzë detit Jon në Dhërmi”, shkruan ABC News në Instagram.
E sigurisht që fotoja, ende pa autor na bën të ndihemi krenarë për bukuritë e vendit tonë. /Labirinth