Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore, Ashgabat është shpallur si qyteti më i shtrenjtë në botë për punonjësit e huaj. Raporti i Mercer bazohet në kostot për banim, transport apo ushqim të 209 qyteteve anë e mbanë botës.
Renditja e vendos Ashgabatin këtë vit mbi Hong Kong-un i cili vjet u shpall më i shtrenjt në botë.
Hong Kongu është shpallur në vendin e dytë, ndjekur nga Bejruti në Liban dhe Tokio në Japoni. Raporti vjetor i rendit qytetet bazuar në koston e shpenzimeve të tilla si strehimi, transporti dhe ushqimi. /Labirinth