Sht. Sht 7th, 2024

Vende të lira pune për mësuesit, ja ku të aplikoni

Ministria e Arsimit njofton se të gjithë ata që duan të punojnë mësues mund të aplikojnë deri më 30 qershor në platformën “Mësues për Shqipërinë”.

“Së pari, përveç kandidatëve të rinj, në portal mund të marrin pjesë edhe mësuesit që janë në sistem, për të patur mundësi për lëvizje paralele jo vetëm në fund të vitit, por për të konkurruar edhe për vendet e lira që krijohen gjatë vitit, pra duke i shfrytëzuar të dyja fazat e konkurrimit, edhe me dosje, edhe me testim. Gjithsesi, pavarësisht rezultatit në testim, mësuesi ka të drejte të ruajë vendin e tij aktual të punës. Së dyti, si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të sindikatave, ne kemi përfshirë në vlerësim edhe vjetërsinë e punës në mësimdhënie, si pjesë e dosjes, edhe për lëvizjen paralele në fund të vitit, edhe për aplikantët në portal, duke i dhënë kështu më shumë peshë eksperiencës dhe kontributit tuaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *