Kryeministri Edi Rama bën me dije se në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 11.700 doza të tjera të vaksinës Pfrizer.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Rama.
Lajmin për ardhjen e vaksinave e dha më herët ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. /Labirinth